Kosova
Mbi 17 mijë stikersa janë vendosur në targat e automjeteve
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se që nga 4 shtatori në pikat kufitare për të hyrë në territorin e Kosovës nga Serbia janë vendosur gjithsej 17.090 stikersa në targat e automjeteve.
Sipas komunikatë së MPB-së, më së shumti stikersa janë vendosur në Zveçan, 932, Zubin Potok 669.
“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil dhe Pikat e Kalimit Kufitar në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kanë administruar gjithsej 17.090 stikersa për targa”, thuhet në njoftim.
Vendosja e mbulimi të simboleve shtetërore në targat e automjeteve që hynë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas është rezultat i marrëveshjes së arritur në Bruksel më 31 shtator, në bazë të së cilës ishte paraparë edhe heqja e Njësisë Speciale nga pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe largimi i protestueseve serbë dhe barrikadat e vendosura nga ta.
E-Diaspora
-
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë Në Gjenevë, më 30 gusht mbahet mbrëmje e veçantë kushtuar Ukshin Hotit me rastin e Ditës... -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë -
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA -
“Shqipëria e Vogël” përfshihet zyrtarisht në hartën zyrtare të New York-ut -
Shkencëtari shqiptar Ardian Jusufi nominohet për çmimin prestigjioz “Falling Walls Science Breakthroughs 2026”
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike Edhe zonat më të larta malore nuk po i shpëtojnë më valëve të të nxehtit. Stacionet... -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë














