Maqedonia

Mbi 5.500 raste aktive me Covid-19 në Maqedoni

Në Maqedoni aktualisht ka 5.522 raste aktive me coronavirus, ku shumica e tyre janë në Shkup.

Në Shkup ka 2.652 raste aktive, pason Manastiri me 420, Prilepi-376, Kavadari-251 dhe Velesi me 170.

Më pak raste aktive me coronavirus ka Dibra me një rast aktive, Dojrani-3 dhe Pehçeva-5.

Demir Kapia nuk ka asnjë rast aktive me koronavius.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 221.285, numri i të shëruarve është 207.948, numri i të vdekurve ka arritur në 7.815, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.522.