Lajme
Me ligjin e ri, pagesa për kompensimin ushtarak, deri në moshën 37-vjeçare
Të rinjtë e posa natyralizuar duhet të paguajnë këtë kompensim deri në moshën 37 vjeçare. Me ligjin e vjetër ky detyrim ka qenë vetëm për moshën deri 30 vjeçare
Në vitin 2017, 248.000 zviceranë të moshës së re, që “i kap” detyrimi ushtarak, kanë paguar gjithsej 174 milionë franga në emër të kompensimit të shërbimit ushtarak. Fjala është për ata që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundësi të shërbejnë në ushtri.
Por, duke filluar nga viti 2019, edhe “secondot”, që e kanë fituar rishtas pasaportën zvicerane, duhet të paguajnë për këtë destinim, shkruan 20minuten.ch.
Në bazë të ndryshimit të ligjit, ata duhet të paguajnë këtë kompensim që është 3 për qind nga të ardhurat vjetore, deri në moshën 37-vjeçare, transmeton albinfo.ch. Me ligjin e vjetër ky detyrim ka qenë vetëm për moshën deri 30-vjeçare.
Shumë të rinj që janë natyralizuar së fundi, ankohen duke e quajtur të padrejtë këtë detyrim. Ata thonë se qëllimisht e kanë shtyrë natyralizimin deri në moshën 30-vjeçare për të shmangur detyrimin për pagesën në fjalë. Por tani që e kanë marrë pasaportën zvicerane, del se pagesa duhet bërë deri në moshën 37-vjeçare, përcjell albinfo.ch. Kështu, shumë prej tyre, të pyetur nga gazeta në fjalë kritikojnë autoritetet shtetërore se nuk i kanë informuar me kohë për këtë “grackë”.
Por sa është çmimi efektiv që duhet të paguajë një secondo nëse do të bëjë natyralizimin?
Administrata tatimore e federatës bën të ditur me statistikat e saj se rreth 66% të të gjithë personave që i nënshtrohen detyrimit për kompensim me para të shërbimit ushtarak, kanë të ardhura të tatueshme prej më pak se 40.000 mijë frangash.
Ndërsa po sipas këtyre statistikave, të ardhurat e 91% të tyre janë më të ulëta se 60.000 franga në vit, transmeton albinfo.ch. Vetëm 0.5% të të gjithë personave të kësaj kategorie kanë të ardhura më të larta se 100 mijë franga.
Sipas kësaj statistike, 37% të të gjithë personave me detyrim ushtarak, në emër të kompensimit në fjalë do të paguanin së paku 400 franga në vit. Ndërsa mesatarja e pagesës në vitin 2018 ka qenë 708 franga.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













