Shqipëria

Më shumë të papunë me fakultet se me shkollë të mesme

15% e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri janë të papunë, derisa ata që kanë mbaruar arsimin e mesëm papunësia është 12%

Të diplomuarit në universitet ndihen inferior ndaj atyre me shkollë të mesme! Ky fenomen ndodh në Shqipëri, ku më shumë të papunë ka me universitet se me shkollë të mesme, shkruajnë mediat shqiptare.

Sipas statistikave nga Eurostat për vitin 2015, Shqipëria është i vetmi vend në rajon, papunësia tek ata me arsim të lartë është më e madhe sesa tek ata me arsim të mesëm.

15% e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë në Shqipëri janë të papunë, derisa ata që kanë mbaruar arsimin e mesëm papunësia është 12%, transmeton albinfo.ch.

Në vendet e BE-së, papunësia e atyre që kanë mbaruar arsimin e lartë është vetëm 5%, ndërsa me arsimin e mesëm është 15%. Ndërkohë, në Maqedoni, 17% e atyre që kanë mbaruar universitetin janë të papunë, ndërsa në arsimin e mesëm, kjo plagë është edhe më e thellë, në rreth 30%.

Në Bosnjë, të papunët me arsim të lartë janë më pak se ata me arsim të mesëm. Papunësia e të arsimuarve me universitet në Bosnjë është 15%, teksa në arsimin e mesëm është 27%.