Lajme
Memorandum për shkollim profesional në Gjermani
Marrëveshje për shkollim profesional dhe punësim në Gjermani është nënshkruar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Ministria kosovare e Punës
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryetari i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Samir Krasniqi kanë nënshkruar të enjten një Marrëveshje Bashkëpunimi, për implementimin e projektit të Odës, që ka të bëjë me Arsimin dhe Aftësimin Profesional të qytetarëve të Kosovës në Gjermani.
Kryetari i Odës Gjermano-Kosovare, Krasniqi pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, ka vlerësuar se ky projekt është i një rëndësie të veçantë, pasi u jep mundësi shumë të rinjve të Kosovës, që të shkollohen dhe punojnë njëkohësisht në Gjermani.
“Pas përzgjedhës së tyre, ata do të kenë mundësi të udhëtojnë në Gjermani dhe të jenë pjesë e punës në ndërmarrjet atje, duke përfituar përvojën më të mirë të mundshme si profesionistë të profileve të ndryshme”, tha Krasniqi, sipas të cilit, qëndrimi i kosovarëve në Gjermani do të jetë për 3 vjet e gjysmë.
Ai tha se pas shkollimit atje, të rinjtë kosovarë do të mund të kthehen në Kosovë, por edhe mund të përfitojnë të drejtën e tyre që të angazhohen me punë qoftë në kompanitë ku do aftësohen apo edhe në ndërmarrjet tjera gjermane.
Zgjedhje e kosovarëve shkon nëpërmjet një konkursi, i cili sivjet zgjatë deri më 21 prill të këtij viti. Projekti i Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare është projekt që vazhdon, ndërsa ata kosovarë që kanë shkuar vitin e kaluar, siç u tha sot në konferencë, janë mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga ndërmarrjet gjermane.
“Sistemi i këtillë, që ndryshe quhet dual, lidhet me shkollim dhe punë praktike njëkohësisht. Të gjithë ata që do jenë pjesë e kësaj platforme, në përfundim të do të pajisen me certifikatë që do të dëshmojë arritjen kulmore të tyre në zanat të caktuar dhe e cila do të njihet ndërkombëtarisht në gjithë botën”, tha Samir Krasniqi, transmeton Albinfo.Ch
Ndërsa ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Abrashi e ka vlerësuar lartë këtë projekt të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, duke potencuar se ai do të ndikojë shumë pozitivisht në orientimin e mirëfilltë të punëkërkuesve kosovarë. Ai e vlerësoi si një hap shumë të rëndësishëm hapjen e mundësive për të rinjtë kosovarë që të bëhen pjesë e barabartë e tregut evropian.
“Ne do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar për gjetjen e mundësive për punësim edhe në vendet tjera evropiane dhe më gjerë”, tha Abrashi, duke përgëzuar Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare për realizimin e këtij projekti, duke e quajtur shumë të rëndësishëm dhe me vlerë të madhe, që ofrohen mundësi nëpërmes iniciativave të tilla që ngrisin nivelin profesional dhe arsimor të qytetarëve të Kosovës.
Shkollimi profesional deri në përgatitjen më superiore të të rinjve të Kosovës në Gjermani, është me interes të gjithanshëm, duke filluar nga pjesëmarrësit, ndërmarrjet në Gjermani e gjithashtu edhe për ndërmarrjet në Kosovë.
Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, pos nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, për realizimin e këtij projekti, ka mbështetjen e plotë edhe të institucioneve gjermane në Kosovë dhe në Gjermani, duke përfshirë edhe Unionin e Bizneseve Shqiptare që vepron në shtetin gjerman.
“Aplikimi për të qenë pjesë e këtij projekti, do të vijojë deri me datën e përcaktuar 21 prill të këtij viti, dhe janë të inkurajuar të gjithë ata që i plotësojnë kriteret e kërkuara që të futen në garë. Oda Ekonomike Gjermano – Kosovare, është e interesuar thellësisht të përzgjedhë brumin më të mirë të mundshëm dhe njofton se ky projekt do të vazhdojë për çdo vit”, u tha me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mërgimtarët raportojnë kontrolle të shtuara në Serbi, apel për kujdes gjatë sezonit të pushimeve Udhëtarë që kalojnë tranzit nëpër Serbi thonë se automjetet me targa të huaja po ndalohen për... -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
Danimarkë
23-vjeçarja shqiptare në Danimarkë po ndërton një karrierë të suksesshme në ekonomi dhe kërkim shkencor -
Londër
Sopranoja Anila Aliu debuton me sukses në Londër -
Elbenita Kajtazi sonte ngjitet në skenën e Operës së Cyrihut me një tjetër rol të Mozartit
Jeta në Zvicër
-
Mbyllet pas 156 vitesh ëmbëltorja historike në Zvicër Confiserie Schiesser në Bazel, e njohur si kafeneja më e vjetër në Zvicër, ka shpallur falimentimin.... -
Në prag të pushimeve verore, aeroportet paralajmërojnë për pritje të gjata -
Fituesi fatlum fiton çmimin e madh të EuroMillions: 73.93 milionë franga -
Më pak qëndrime nate gjatë majit, në Zvicër -
Raport mbi skandalin e keqtrajtimit të kafshëve në Ramiswil










