Shqipëria

Memoriali i Skënderbeut inaugurohet në samitin e dytë të Diasporës

Projekti për rehabilitimin e Memorialit të Skënderbeut ka përfunduar pas restaurimit, ndërsa Ministria e Kulturës e Shqipërisë ka parashikuar ta inaugurojë atë në Samitin e dytë të Diasporës i cili do mbahet më 2 mars 2019, ku Lezha do jetë destinacion shumë i rëndësishëm i këtij samiti.

Në Memorialin e Skënderbeut në Lezhë me vendim të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Ministria e Kulturës janë bërë punimet restauruese si në muret e qytetit antik, në rikonstruksionin e mbulesës, konsolidimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe mozaikut, shkruan albinfo.ch

Vendvarrimi i Skënderbeut përbën njërin prej monumenteve më të rëndësishëm në historinë e Shqipërisë. Në mure janë të varura 25 mburoja prej bronzi, të cilat tregojnë 25 betejat kryesore të Skënderbeut. Mbi pllakën e mermerit janë vendosur kopje të shpatës dhe përkrenares prej bronzi të Skënderbeut.