Kosova
Mërgimtarët ankohen në çmimet e shtrenjta të biletave të udhëtimit
Për një biletë nga Gjermania për në Kosovë për vetëm një person, duhet të paguajnë së paku 350 euro
Gjatë muajve të verës rritet numri i bashkatdhetarëve që vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet. Edhe këtë vit ata kanë zgjedhur vendlindjen për të kaluar kohën e pushimeve së bashku me familjarët e tyre.
Mirëpo, ajo që i shqetëson më së shumti mërgimtarët janë çmimet e larta të biletave të aeroplanëve që duhet të paguajnë për të ardhur në Kosovë.
Shumica prej tyre ankohen se këto çmime janë marramendëse dhe se e kanë të pamundur të vijnë me aeroplan në çoftëse janë familjarë. Për këtë arsye ata detyrohen që të zgjedhin alternativa të tjera të mjeteve transportuese për në vendlindjen e tyre.
Fllënza Hyseni, bashkatdhetare që jeton në Gjermani, tregon për Indeksonline se për shkak të biletave shumë të shtrenjta, ajo së bashku me familjen e saj detyrohet që të vijë në Kosovë me veturë dhe kjo është shumë e lodhshme, sidomos për fëmijët e saj.
“Çmimet janë shumë të larta, është e pamundur me ardh me aeroplan se bashku me familje sepse kushton sa i gjithë pushimi në Kosovë. Për këtë arsye duhet me ardh me veturë çdo herë, mirëpo është tepër vështirë sepse rruga e gjatë është shumë e lodhshme për fëmijët”.
Kosovarët paguajnë bileta më të shtrenjta në krahasim me vendet e rajonit. Për një biletë nga Gjermania për në Kosovë për vetëm një person, duhet të paguajnë së paku 350 euro, përcjell albinfo.ch.
Për t’ju shmangur çmimeve të larta, shumë mërgimtarë kërkojnë oferta më të lira nga kompani të ndryshme të cilat shfaqen në rrjetet sociale. Por shpesh ata bien pre e mashtrimeve nga këto kompani të cilat nuk janë të licencuara.
Për këtë çështje ka reaguar edhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit e Kosovës, duke bërë një fushatë sensibilizuese për bashkatdhetarët, e cila ju bënë thirrje të mos bien pre e mashtrimeve për oferta joshëse nga kompanitë jo serioze dhe jo të licencuara. Po ashtu ata theksojnë se në raste të mashtrimeve dëmi kompensohet vetëm nga kompanitë që janë të licencuara.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit Temperaturat arritën deri në 39 gradë Celsius, ndërsa ekspertët e lidhin këtë me pozitën gjeografike dhe... -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit











