Maqedonia
Mërgimtarët pritet të votojnë masivisht në Kërçovë
Në Kërçovë kanë të drejtë vote 51 000 votues. Në Kërcovë ka gjithsejtë 119 vendvotime
Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë se, mërgata kërçovare po i përgjigjet fuqishëm thirrjes për t’u rikthyer në vendlindje për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Më shumë se 6.000 bashkatdhetarë pritet të jenë në Kërçovë deri të dielën për të marrë pjesë në votime informon Tetovasot.
Ata do të mbështesin kandidatin shqiptar për kryetar të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili në raundin e dytë përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, transmeton albinfo.ch.
Kthimi masiv i mërgatës shihet si një shenjë mobilizimi dhe uniteti për të ruajtur drejtimin shqiptar të Komunës së Kërçovës, e cila prej vitesh ka qenë simbol i bashkëjetesës dhe angazhimit qytetar.
Në Kërçovë kanë të drejtë vote 51 000 votues. Në 2 vendvotime ka pasur pengesa me aparatet biometrike. Në Kërcovë ka gjithsejtë 119 vendvotime.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë












