Bota

Merkel, për ruajtjen e OKB-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e ka paralajmëruar presidentin amerikan, Donald Trump kundër “shkatërrimit” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë një tubimi në Bavari, Merkeli foli edhe për çështjet ekonomike, me ç’rast tha se euro është shumë më tepër se një monedhë. “Ne kemi përgjegjësi të veçantë për Luftën e Dytë Botërore për shkak të nazistëve.

Dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të mendojmë për diskutimin rreth rendit të pasluftës.

Kjo fillon me presidentin aktual amerikan, i cili mendon se multilateralizmi nuk është përgjigjja e problemeve tona, i cili supozon se mund të ketë vetëm një fitues në çdo situatë të caktuar”, ka thënë Merkel.

Kancelarja gjermane shtoi se ndërsa OKB-ja nuk është e përsosur, shkatërrimi i saj pa zëvendësim është shumë i rrezikshëm.

Të martën Trumpi e shfrytëzoi fjalimin e tij vjetor në Kombet e Bashkuara për të dërguar mesazh sfidues se ai do të refuzojë globalizmin dhe do të mbrojë interesat amerikane.