Shqipëria
Ministri Berset, në Tiranë: Nënshkruan marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Shqipërinë
Me marrëveshjen e nënshkruar sot, rregullohen marrëdhëniet ligjore të sigurimeve shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë
Ministri Federal i Zvicrës, Alain Berset ka nënshkruar sot në Tiranë një marrëveshje për sigurimet shoqërore me ministren shqiptare të Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Gjithashtu me këtë rast janë diskutuar çështjet e sigurimeve shoqërore gjatë pandemisë Covid dhe sfidat e sigurimit të pleqërisë, thuhet në një njofti m për media, dërguar në redaksinë e albinfo.ch nga zyra për komunikim, në Ministrinë që mbulon Berset.
Gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, është diskutuar për luftën kundër pandemisë dhe programet e vaksinimit.
Me marrëveshjen e përmendur më lart, të nënshkruar sot, rregullohen marrëdhëniet ligjore të sigurimeve shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë. Ajo përfshin përfitimet (pensionin) e pleqërisë, të të mbijetuarve dhe ato të aftësisë së kufizuar dhe bazohet në standardet ndërkombëtare për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore, shkruan albinfo.ch. Marrëveshja u jep personave të siguruar trajtim të barabartë dhe qasje më të lehtë në përfitimet e sigurimeve shoqërore.
Në veçanti, ajo mundëson pagesën e pensioneve jashtë vendit. Kjo marrëveshje gjithashtu ofron një bazë për bashkëpunim në luftën kundër abuzimit. Ajo, më tutje, lehtëson lëvizshmërinë e shtetasve të të dy vendeve dhe shmang “dyfishimin” e dy sistemeve të sigurimeve shoqërore. Marrëveshja do të hyjë në fuqi sapo parlamentet e të dy shteteve ta miratojnë atë.
Nga nënshkrimi i marrëveshjes, me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj
Këshilltari Federal Berset ka shkëmbyer mendime edhe me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Me ministren e përmendur ai ka diskutuar për masat e jashtëzakonshme të mbështetjes shtetërore në lidhje me pandeminë Covid, si dhe për mësimet e nxjerra nga kriza. Janë diskutuar gjithashtu edhe sistemet e pensioneve dhe sfidat e ndërlidhura dhe përpjekjet për reforma.
Takim me Zëvendëskryeministrin dhe Ministren e Shëndetësisë
Me zëvendëskryeministrin, Arben Imami
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, ministri Berset ka shkëmbyer mendime edhe me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke u fokusuar në përvojat e marra në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Një temë bisede ishte edhe mbështetja e Zvicrës për sistemin shëndetësor shqiptar. Zvicra është partneri më i rëndësishëm dypalësh i Shqipërisë në sektorin e shëndetësisë.
Me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu
Në një takim kortezie, këshilltari federal Berset ka shkëmbyer mendime edhe me zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Arben Ahmetaj, me të cilin kanë folur për “marrëdhëniet e shkëlqyera mes Zvicrës dhe Shqipërisë”, thuhet në fund të komunikatës për media.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit
-
Festivali në Wiesbaden të Gjermanisë, në fokus filmat nga Shqipëria dhe Kosova
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Zvicër
-
Në 50 vitet e fundit të Albanifest, për herë të parë ansambli “Vatra” përfaqëson kulturën dhe traditën shqiptare Hap i Madh për Kulturën Shqiptare në Zvicër...
-
Bazel: Plan i ri për banim të përballueshëm
-
Bie numri i sulmeve në bankomatë
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër