Lajme
Ministri gjerman i mbrojtjes: Nuk ka tërheqje nga Kosova
"Gjendja në Kosovë vazhdon të mbetet, pa ndryshime ,e vështirë", ka thënë de Maizière sot në Bruksel
Ministri gjerman i mbrojtjes, Thomas de Maiziere ka përjashtuar mundësinë e tërheqjes së shpejtë të trupave gjermane nga Kosova. Ai këtë qëndrim e ka arsyetuar me gjendjen jo të qetë në veriun e Kosovës. “Gjendja në Kosovë vazhdon të mbetet, pa ndryshime ,e vështirë”, ka thënë de Maizière sot në Bruksel.
Këtë deklaratë e ka dhënë në margjina të takimit të ministrave të mbrojtjes të shteteve të NATO-s, në të cilin, në rend dite ishte angazhimi i KFOR-it në Kosovë.
“Unë nuk shoh në këtë moment asnjë mundësi për të tërhequr trupa tjera prej atje”, njoftojnë mediet gjermane të ketë thënë ministri gjerman i mbrojtjes.
Në mesin e trupave të KFOR-it, gjermanët përbëjnë grupin më të madh. Aktualisht në Kosovë shërbejnë mbi 1300 ushtarë gjermanë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Kushte dimërore në Graubünden: Aksidente dhe bllokime trafiku Një motoçiklist u lëndua në një aksident në rrugën e mbuluar me borë të Qafës Bernina... -
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit













