Literaturë
„Mit dem Doppeladler im Ruhrpott“ – „Me shqiponjën me dy krena në Ruhrpott“
"Një libër që duhet lexuar nga të gjithë, për të mësuar ku ishim, ku ndodhemi dhe ku duhet të shkohet me politikat e integrimit"
Mendimi i parë që më lindi ishte: çfarë do që kap Dritoni me dorë, na surprizon, kjo si me këngët e albumet e tij, por edhe librat e botuar më parë kanë qenë gjithashtu të suksesshëm. Duke e njohur nga afër dhe vlerësuar Dritonin, isha shumë e sigurt që botimi i ri do të ishte interesant dhe i suksesshëm.
Por nuk e kisha menduar kurrë që do më terhiqte aq shumë që në momentin e parë, sa ta lexoja me një frymë. Nuk ndahesha dot nga libri, duke shfrytëzuar çdo mement e sekondë të lirë që ta shfletoja dhe ta lexoja. E thitha dhe e gëlltita të tërin në kohë rekord.
E lexoja duke iu kthyer jo vetëm një herë, por disa herë kapitujve. Lexoja dhe më dukej sikur Dritoni kishte shkruar për mua, dhe menjëherë mendja të shkon që kjo nuk është vetëm historia, përjetimi im apo i Dritonit, por i dhjetëra, mijëra dhe qindra të emigruarve nëpër botë.
Lexoja dhe gjeja vetveten në ato rreshta, lexoja dhe kujtoja e rikujtoja, bëja lidhje analogjike me kujtimet, përjetimet dhe eksperiencat e mia. Edhe pse njihem shumë mirë me Dritonin, dhe kemi folur e bashkëbiseduar kaq shumë me njëri-tjetrin, vetëm leximi i librit më bëri koshiente se sa të përbashkëta kemi, dhe kanë faktikisht me njeri-tjetrin emigrantët, sa larg dhe sa afër janë emigrantët nga këndëvështrimi gjeografik, ndërkuluturor, emocional edhe ndjesor.
Duke lexuar librin arrita në konkluzionin, se të integrohesh nuk do të thotë qe ti të ndryshosh, por që ti të gjesh një vend të caktuar në shoqëri, një vend të merituar me identitetin tënd, ku shëmbulli më i mirë është Dritoni dhe shumë të rinj të tjerë, të cilët janë pionierët e kësaj shoqërie dhe bashkëjetese ndërkulturorore në Gjermani.
Një libër që duhet lexuar nga të gjithë, për të mësuar ku ishim, ku ndodhemi dhe ku duhet të shkohet me politikat e integrimit, dhe pjesë e këtij debati apo diskutimi duhet të jenë pikërisht edhe emigrantët vetë.
Shkruar me kaq shumë ndjenja dhe ndjeshmëri, ku si lexues në kapitujt e fundit ti kapitullon dhe nuk i përmban dot emocionet dhe mallëngjimin!!
Finalja një surprizë për lexuesit!
Edhe mbasi e mbarova së lexuari, më futi në mendime, në diskutime dhe në monolog, që rrallë herë e kam përjetuar në këtë mënyrë.
Homepage: https://www.xn--bcherplantage-wob.de/
https://www.buecherplantage-shop.de/
Etleva Mançe
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?