Lajme

Mot i keq në Gjermani, tre të vdekur

Ditët e fundit, moti i keq që ka pushtuar Evropën, ka shkaktuar probleme të mëdha edhe në Gjermani, me Shërbimin Federal Meteorologjik që parashikon përkeqësim të situatës për shkak të kushteve ekstreme atmosferike, përcjell albinfo.ch.

Mediet gjermane raportojnë për tri vdekje, ndërsa transporti hekurudhor dhe rrugor janë “paralizuar” teksa energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona.

Thuhet se dy nga viktimat ndërruan jetë pasi një pemë u përplas me forcë të madhe në makinat ku ata ndodheshin.

Gjithsej, gjashtë persona u vranë në Evropë nga moti i keq dhe stuhia “Ylenia”.