Futboll
Muriqi: Ndeshja me Çekinë vendimtare, do t’i përballojmë mungesat
Muriqi tha ekipi kombëtar është duke u përgatitur me të gjitha forcat për të qenë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e Grupit A kualifikues kundër Çekisë të shtunën në Prishtinë
Vedat Muriqi e pranon se ndeshja kundër Republikës së Çekisë do të jetë vendimtare në përpjekjet e Kosovës për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, i vetëdijshëm për mungesat e shumta me të cilat përballet kombëtarja verdhekaltër.
Duke folur në një konferencë për media të mërkurën mbrëma, Muriqi tha ekipi kombëtar është duke u përgatitur me të gjitha forcat për të qenë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e Grupit A kualifikues kundër Çekisë të shtunën në Prishtinë, raporton Gazeta Express.
Kosova – e cila përballet me pesë mungesa shumë të mëdha, si Arbër Zeneli, Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala dhe Benjamin Kololli – qëndron vetëm një pikë mbrapa Çekisë, e cila mban pozitën e dytë më 6 pikë, aq sa ka edhe lideri Anglia. Kjo e fundit, megjithatë, ka një ndeshje më shumë të zhvilluar se gjiganti dardan.
“Mendoj se ndeshja me Çekinë do të jetë vendimtare, pasi me fitore këtu e kalojmë më shumë se gjysmën e rrugës”, ka theksuar Muriqi, i cili po kalon formë mbresëlënëse te ekipi i tij i ri në Superligën turke.
Muriqi – i cili i ka shënuar 2 gola në 3 ndeshjet e para me Fenerbahçen në ligën elitare turke – beson se Kombëtarja dardane do t’i përballojë mungesat e mëdha në këto dy ndeshje kualifikuese.
“Kemi mjaft mungesa, por kemi një grup që mund t’i përballojë këto mungesa. Po përgatitemi maksimalisht që të jemi plotësisht te gatshëm”, shtoi ai.
Pas ndeshjes me cekët, Kosova do të udhëtojë drejt Southampton për t’u përballur me Anglinë të martën më 10 shtator percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për... -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së
Jeta në Zvicër
-
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin Zvicra konsiderohet një nga vendet më të prekura në Evropë nga shkrirja e akullnajave... -
Vala e të nxehtit detyron kufizimin e prodhimit në centralet bërthamore franceze -
Në Zvicër do të mbahet referendum për kontrollin e qirave -
Në Zvicër bakshishi nuk është detyrim, por mbetet një gjest mirënjohjeje -
Raporti i SECO: Tregu i punës në Zvicër po ndahet mes zviceranëve dhe punëtorëve nga BE-ja













