Lajme
NATO-ja i vë aeroplanët luftarakë në gjendje gatishmërie
NATO ka urdhëruar komandantët e saj ushtarakë të intensifikojnë përgatitjet për të mbrojtur territorin aleat, pasi Rusia pushtoi Ukrainën, duke vënë në gatishmëri qindra avionë luftarakë dhe anije dhe duke rënë dakord për të rritur numrin e trupave në krahun e saj lindor, përcjell albinfo.ch.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ai kishte thirrur një samit virtual urgjent të 30 vendeve të aleancës për të premten, ku do të përfshihet edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe atyre do t’u bashkohen udhëheqësit e Suedisë, Finlandës dhe institucioneve të Bashkimit Evropian, shkruan Reuters.
NATO ka dënuar fuqishëm sulmin e Rusisë mbi Ukrainën duke deklaruar se Moska do ta paguajë çmimin e lartë ekonomik e politik. Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjen dhe shkatërrimin që do të sjellë sulmi i nisur sot me urdhër të Vladimir Putinit. Bota do të kërkojë llogari nga Rusia, theksoi presidenti i SHBA-së.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Zvicër
-
Përhapet mushkonja tigër: Zbulohen dy lloje në Aargau Mushkonja tigër është një specie e huaj dhe pushtuese nga Azia Juglindore. Është shumë e zakonshme...
-
Sipas monitorimit të çmimeve, në këto dyqane po shiten produktet më shtrenjtë
-
Olaf Scholz: Në Zvicër ne nuk do të negociojmë përfundimin e luftës në Ukrainë
-
BE-ja miraton paktin për migracionin, konsiderohet se ka pasoja për Zvicrën
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve