Lajme
Në Berlin organizohet konferenca për investime në Kosovë
Konferenca për promovimin e investimeve dhe mundësive të bashkëpunimit ekonomik me Kosovën është organizuar nga Nisma Ekonomike për Kosovën
Në konferencë e nesërme pritet të marrin pjesë edhe ministri i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj, dhe ajo për tregti dhe industri, Mimoza Kusari-Lila. Mundësitë për investime në Kosovë dhe bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë do të jenë në fokus të konferencës që mbahet në Berlin. Udhëheqësi i Nismës Ekonomike për Kosovën, Kujtim Dobruna, ka deklaruar për Radio Kosovën se në konferencë pritet të marrin pjesë një numër i madhe i përfaqësuesve të bizneseve gjermane. Qëllimi i konferencës, sipas tij, është që në të ardhmen të gjenerohen investime në Kosovë, dhe paralelisht me këtë synojnë të ndikojnë në përmirësimin e imazhit të Kosovës. Në këtë konferencë njëditëshe do të marrin pjesë edhe ministrja e tregtisë dhe industrisë Mimoza Kusari Lila dhe ai i zhvillimit ekonomik, Besim Beqaj. Sipas një raporti të Bankës Qendrore, në vitin 2007 investimet e huaja të drejtpërdrejta në Kosovë kanë qenë 421 milionë euro; më 2008 – vit ky kur është shpallur pavarësia, investimet kanë qenë 355 milionë euro; ndërsa në vitin 2009 vetëm 310 milionë euro, në vitin 2010, investimet kanë rënë në 265 milionë euro, kurse në gjashtëmujorin e parë të vitit 2011, investimet e huaja në Kosovë kanë qenë 157 milionë euro. /albinfo&rtk/
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













