Kosova
Në mars pritet të jetë i gatshëm Projektligji për buxhetin 2020
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në muajin mars do të jetë i gatshëm për procedim Projektligji për buxhetin e vitit 2020.
Ai thotë se nuk janë vonuar me përgatitjen e buxhetit.
“Në muajin mars ta kemi Projektligjin për buxhetin e vitit 2020, i cili do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës. Nuk mendoj që jemi vonuar, por do të bëjmë projektligj shumë të mirë e të drejtë dhe të dobishëm”, tha Kurti.
Në mungesë të ligjit të buxhetit për vitin 2020, aktualisht vendi është duke shfrytëzuar 1/12 të buxhetit 2019 dhe është miratuar kërkesa e Qeverisë nga Kuvendi edhe për shfrytëzimi e këtij buxheti për muajin mars.
Buxheti për vitin e kaluar ishte rreth 2.3 miliardë euro, derisa në mandatin e qeverisë së re është premtuar se Kosova do të ketë buxhet rreth 3 miliardë.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër Burrat me orar të plotë fitojnë dukshëm më shumë se gratë, sipas të dhënave të BFS-së... -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit -
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë













