Shqipëria
Në prag të festës së Pashkëve, Korça bëhet gati për fluks turistësh
Qyteti i Korçës është dekoruar në prag të festës së Pashkëve, ku qytetarët e kësaj ane, përveç gëzimit për festën, u gëzohen edhe një numri të madh të turistëve vendas e të huaj që vërshojnë këtë vend në këtë kohë.
Bashkia e Korçës për të rritur atraktivitetin në këto ditë festive ka organizuar dy panaire të veçanta, atë të Poçerisë dhe panairin e Pranverës. Siç raporton agjencia shtetërore e lajmeve e Shqipërisë, në disa prej hoteleve në këtë qytet tashmë janë plotësuar rezervimet, përcjell albinfo.ch.
Korça vitet e fundit ka njohur një rritje të madhe të turizmit, falë dhe investimeve të shumta si brenda qytetit, dhe në zonat kryesore turistike. Për aventurierët atraksion sjellin edhe fshatrat Dardhë dhe Voskopojë, ku gjelbërimi, pista e skive gjatë sezonit dimëror, agroturizmi dhe hiking janë kryefjalë e këtyre dy prej zonave më të vizituara.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë Dr. Mefail Muji, specialist i sëmundjeve të mushkërive (pulmolog), prej kohësh është një emër i njohur... -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës
Jeta në Zvicër
-
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë Të premten, persona të panjohur hynë me forcë në një dyqan armësh në Wallbach, Aargau. Dy... -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite -
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë












