Kosova

Në Vushtrri fillon koncerti për nder të mërgimtarëve

Sonte ka filluar një koncert në Vushtrri, si shenjë mirëseardhjeje për mërgimtarët, përcjell albinfo.ch.

Për argëtimin e të pranishëmve, që shihen të shumtë në numër, është përzgjedhur këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani.

Në hapje të koncertit, mërgimtarët i ka përshëndetur edhe zëvendësministri Isni Kilaj nga Ministria e Diasporës e kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ky koncert është organizuar nga MDIS dhe komuna e Vushtrrisë. Në videon e mëposhtme mund të shihni pjesë nga koncerti në Vushtrri.