Kosova

Nesër zyrtarisht fillon stina e vjeshtës

Nesër pikërisht në orën 08:49 do të fillojë zyrtarisht vjeshta.

Vjeshta është njëra nga katër stinët e vitit. Me fillimin e vjeshtës fillojnë të bien temperaturat, të bëhet me ftohtë dhe ditët janë më të shkurtra, gjethet kthehen në portokalli dhe kafe, kafenetë fillojnë të shërbejnë pijet e tyre sezonale. Ekuinoksi i shtatorit, i njohur si i vjeshtës, shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës në hemisferën veriore. Sidoqoftë, kalendari meteorologjik shënon fillimin e vjeshtës në një datë krejt ndryshe, përcjell albinfo.ch.

Është shumë herët për të ditur paraprakisht se si do të jetë moti në javët e ardhshme, por pas disa periudhave jashtëzakonisht të nxehta, shumica e njerëzve ndoshta mezi presin ditë me diell, por më të freskëta.