Shqipëria
Nga sot, lehtësim masash në Shqipëri
Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit anti-COVID, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve bënë të ditur ditën e djeshme vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend, që fillojnë nga sot, datë 12 prill.
Nga dita e sotme deri në dy javët e ardhshme do të kemi lehtësim të masave anti-Covid, ku ora policore është shtyrë për 2 orë. Qarkullimi i njerëzve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve do të vijojë deri në orën 22:00, ndërsa ndalim qarkullimi do të jetë në fuqi nga ora 22:00-06:00.
Gjithashtu një tjetër masë është edhe hapja e fluturimeve me Britaninë e Madhe.
Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës, po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave anti-COVID.
Kujtojmë se ditën e sotme, në vijim të procesit të vaksinimit masiv, do tvijojë vaksinimi i moshave mbi 60 vjeç. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 256,848 vaksinime. Sot pritet të vijnë edh 7020 doza të vaksinës Pfizer, siç lajmëroi më herët ministrja Manastirliu.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 238 raste të reja dhe 7 humbje jete. Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 97,723 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tri spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. /Top Channel
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë Bari Balla, është 51-vjeçari shqiptar, i cili humbi jetën në vendin e punës në Maltë. Shqiptari...
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
-
Koncert në Cyrih nga dy artiste shqiptare, Agona Shporta dhe Tringa Sadiku
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të forcojë sigurinë në qendrat e azilit Qeveria zvicerane i ka dërguar parlamentit propozime për të forcuar sigurinë në qendrat e azilit. Lëvizja...
-
Sa aktivë janë spiunët kinezë në Zvicër?
-
Aeroporti i Bazelit evakuohet për arsye sigurie
-
Gjykata Federale: I moshuari ka të drejtë për ndihma, edhe pse ka shpenzuar paratë e veta
-
Pse 1 maji nuk është festë publike kudo në Zvicër?