Bota
Një e katërta e popullsisë në botë rrezikohet nga mungesa e ujit
Katari, Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania më të rrezikuarat

Shtatëmbëdhjetë vende, në të cilat jeton një e katërta e popullsisë së botës, janë në rrezik ekstrem për mungesë të ujit, thuhet në një raport të Institutit të Burimeve Botërore (WRI).
Katari, Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania – janë në krye të listës së 164 vendeve më të rrezikuara nga mungesat e mundshme të ujit – për të cilat, sipas raportit të WRI, edhe thatësira më e vogël mund të jetë një kërcënim i madh, pasi ato po shpenzojnë pothuajse të gjitha rezervat e mundshme të ujit.
Në grupin e 17 vendeve që janë të ekspozuar ndaj “rrezikut jashtëzakonisht të lartë të ujit” sipas studimit, shumica janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.
Këto vende përfshijnë: Libinë, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Eritrean, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Indinë, Pakistanin, Turkmenistanin, si dhe San Marinon, si i vetmi vend evropian.
Nga ish-republikat jugosllave, Kroacia është më e sigurta, duke u renditur në vendin e 140, pasuar nga Mali i Zi (121), Sllovenia (117) dhe Serbia (109), të cilat klasifikohen si grupi më i madh i 64 vendeve me një rrezik të ulët të mungesës uji.
Bosnjë e Hercegovina renditet në vendin e 97-të në listën WRI në grupin e vendeve me rrezik të “mesëm të ulët”, ndërsa Maqedonia e Veriut renditet e 52-ta.
“Rreziku nga mungesa e ujit është kriza më e madhe për të cilën askush nuk flet. Pasojat e tij janë qartë në formën e pasigurisë ushqimore, konfliktit, migracionit dhe paqëndrueshmërisë financiare”, thotë Andrew Steer, president i WRI.
Studiuesit parashikojnë që gjendja nga mungesa e ujit do të përkeqësohet ndjeshëm, për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimit të klimës.
E-Diaspora
-
Gazeta zvicerane për koncertin e Filharmonisë në Bernë: Një mrekulli e pazëvendësueshme Përshtypje e publikuar nga koncerti i Filharmonisë në Bernë....
-
Finalizohen tekstet mësimore të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për diasporën
-
Iftari i bashkimit: “ Xhamia Shqiptare Shtëpia e Paqes” dhe Kisha Reformiste së bashku në sofrën e Iftarit
-
Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Lozanës feston 30 vjetorin me një mbrëmje gala
-
Një hap më afër suksesit: swissalbs lidh studentët dhe liderët e industrisë
Jeta në Zvicër
-
Qiratë në Zvicër vazhdojnë të rriten Qiratë vazhduan të rriten në Zvicër muajin e kaluar, sipas një sondazhi të publikuar të martën...
-
Gjetja e një pune në Cyrih a është e lehtë nëse flisni anglisht?
-
Deputetët nuk duan të taksojnë të pasurit në trashëgiminë e tyre
-
Pse Zvicra përdor ‘CH’ si kod shteti?
-
Numri i personave mbipeshë në Zvicër është dyfishuar