Maqedonia
Një viktimë dhe mbi 300 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
Një person i prekur me Covid-19 vdiq gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut, ndërsa u regjistruan edhe 322 raste të reja.
“Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një humbje jete nga Shkupi (86 vjeç), i cili ka humbur jetën në spital. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga Termini im, janë raportuar edhe 5 humbje jete, nga Shkupi (1), Gostivari (1), Kumanova (1), Tetova (1) dhe Manastiri (1), të moshës prej 66 deri në 87-vjeçare. Nga personat e raportuar të vdekur, 3 persona kanë humbur jetën në shtëpi, ndërsa 2 persona në spital. Personat e raportuar kanë humbur jetën në periudhën prej datës 25.02.2022 deri me 22.03.2022”, informoi Ministria.
Nga numri total i rasteve pozitive (322), janë regjistruar 42 riinfeksione. Gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 308 persona nga Covid-19.
Numri i rasteve aktive në Maqedoninë e Veriut është 1.972.
E-Diaspora
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër Në "Kino Kosova" është shfaqur edhe filmi "The Land within", i regjisorit shqiptaro-zviceran Fisnik Maxville (Maxhuni),...
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Zvicër
-
Ja sa janë rritur fitimet e shefave të sigurimeve shëndetësore në Zvicër Që nga viti 2016, kompanitë e sigurimeve shëndetësore janë të detyruara të bëjnë të ditur kompensimin...
-
Sa banorë të huaj bëhen shtetas zviceranë çdo vit?
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Qindra studentë protestuan para Universitetit të Lozanës
-
Fëmijët të mbahen larg celularëve