Kosova

Nutricionistja shqiptare, Diola Dosti: “Mos kini frikë nga koronavirusi”

"Nëse keni trup të shëndoshë, nuk keni pse të trembeni nga viruese, pasi COVID-19 prek vetëm ata me sistem të dobët imunitar apo me probleme respiratore"

Nutricionistja e mirënjohur shqiptare, Diola Dosti, përmes në postimi në Facebook ka publikuar disa këshilla se si të mbrohemi nga coronavirusi.

Në këtë shkrim jepen me hollësi këshillat për mbrojtjen nga coronavirusi, tregon sa mund të jetë i rrezikshëm dhe kur do të përfundojë, transmeton albinfo.ch.

Sipas këtij shkrimi, coronavirusi apo COVID-19 është një virus i cili shkakton kollitje, ethe, lodhje dhe në raste të rralla edhe diarre.

“MOS KINI FRIKË, AQ MË KEQ PANIK nga situata e përhapjes së COVID-19 apo të çdo epidemie tjetër, shprehet mjekja shqiptare. Sipas saj, frika dhe paniku e vë trupin në gjendje stresi dhe kur trupi është në gjendje stresi, sistemi imunitar i tij pushon së vepruari. Ky është momenti kur viruset dhe bakteret e dëmshme bëjnë qejf në trupin tonë dhe ‘na sëmurin””, thuhet në këtë shkrim.

Tutje thuhet se, nëse keni trup të shëndoshë, nuk keni pse të trembeni nga viruese, pasi COVID-19 prek vetëm ata me sistem të dobët imunitar apo me probleme respiratore.

 

Shkrimi i plotë:

DISA KËSHILLA TË PAZAKONTA MBI KORONAVIRUSIN NGA NJË TJETËR PERSPEKTIVË;

 

Disa këshilla të pazakonta për mbrojtjen nga viruset në përgjithësi dhe novel coronavirusi (ndryshe COVID-19) në veçanti:

  1. Bëni durim dhe rreth një muaj dhe COVID-19 do të harrohet e do të hyjë në histori. COVID-19 nuk është plotësisht i ri. Ai është anëtari më i fundit i një familjeje virusesh të quajtura coronaviruse njerëzore që u zbuluan për herë të parë në vitet 1960. Shtatë lloje mund të infektojnë njerëzit. Katër lloje mund të shkaktojnë grip e ftohje. Epidemia e SARS-it u shkaktua nga një coronavirus që kaloi nga kafshët te njerëzit në vitin 2002. Virusi SARS përfundimisht sëmuri rreth 8.000 njerëz dhe vdiqen gati 800, kryesisht nga pneumonia. Një koronavirus që u identikua së pari në Arabinë Saudite në 2012 lloi nga deveja dhe më pas kaloi te njerëzit. Ky virus çoi në një sëmundje të quajtur Sindromi Respirator në Lindjen e Mesme. Edhe MERS shkaktonte pneumoni dhe ishte edhe më vdekjeprurës se SARS, pasi vriste tre nga çdo 10 të infektuar. Gjithsej shkaktoi 860 vdekje të raportuara. Po cila është e veçanta e COVID-19? E thjeshtë fare: COVID-19 është një virus i ri dhe si i tillë mund të jetë më i rrezikshëm sesa ai që ka qenë rrotull për njëfarë kohe, sepse njerëzit nuk kanë zhvilluar ende imunitet ndaj tij, cka i bën më të ndjeshëm ndaj këtij virusi. As nënat e reja nuk mund të kalojnë antitrupa për këtë virus përmes placentës gjatë shtatzënësisë ose përmes qumështit të nënës pas lindjes. Prandaj kujdes foshnjat!

Por a është COVID-19 më i keq se gripi? Ashtu si gripi, ai shkakton kollitje, ethe, lodhje dhe, në raste të rralla, diarre. Në Kinë, shumica e njerëzve duket se marrin një infeksion të lehtë nga COVID-19 dhe shërohen në shtëpi me vetë-kujdes standard, siç janë ilaçet e zakonshme kundër gripit, lëngjet me shumicë dhe pushim.

Ju trembin statistikat? Po të nisemi nga statistikat, besohet qe COVID-19 të ketë vrarë më shumë se 2,000 njerëz. Ju duket e frikshme? Po gjatë një sezoni tipik të gripit, vetëm në SHBA sëmuren 10 milionë deri në 45 milionë njerëz, dhe shkaktohen 61,000 vdekje. Lexojeni mirë: vetëm në SHBA.

2. MOS KINI FRIKË, AQ MË KEQ PANIK nga situata e përhapjes së COVID-19 apo të çdo epidemie tjetër. Frika dhe paniku e vë trupin në gjendje stresi dhe kur trupi është në gjendje stresi sistemi imunitar i tij pushon së vepruari. Ky është momenti kur viruset dhe bakteret e dëmshme bëjnë qejf në trupin tonë dhe ‘na sëmurin”.

3. DUAJINI MIKROORGANIZMAT si bakteret e viruset, etj., sepse pa to nuk mund të jetojmë.

4. NDRYSHONI KONCEPTIN PËR SËMUNDJEN. Ne ngatërrojmë shkakun me pasojën. Nuk është një virus i vetëm ai që shkakton sëmundjen e trupit tonë, por e anasjellta, trupi ynë është tashmë i sëmurë prandaj virusi gjen terren në atë trup që tashmë është i sëmurë. Pra, nëse keni trup të shëndoshë, nuk keni pse trembeni nga viruset. Prandaj COVID-19 prek sidomos ata me system imunitar të dobët apo me probleme respiratore.

5. Mbrojtja nga viruset është shumë e thjeshtë: lajini duart shpesh. Por ka një problem. Këshilla e zakonshme është: lajini duart me ujë të rrjedhshëm. Unë do t’ju thosha të kundërtën: LAJINI DUART ME ÇEZMËN MBYLLUR.

6. Do t’u sugjeroja institucioneve të shëndetit publik të mos merren vetëm me parapërgatitje, por të nisin urgjent kontrollet e rrepta higjieno-sanitare nëpër bare, restorante, tualete publike dhe sidomos në oktore e berberhane, ku mendoj se duhen vendosur rregulla të rrepta për dezinfektimin e pajisjeve.

7. Nëse trembeni lehtë nga statistikat dhe informacioni negativ, mos hyni fare në FB, as lajme mos shihni fare. /Albinfo.ch