Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH: Nuk ka shenja se ndryshimi i stinëve ndikon te Covid-19
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka pak prova që tregojnë se ndryshimi i stinëve do të ndikojë në përhapjen e koronavirusit.
“Nuk mund të mbështetemi në pritjet se sezoni ose temperatura do të jenë përgjigjja e kësaj”, tha udhëheqësi i programit të emergjencave në OBSH, Mike Ryan.
“Tani për tani, nuk kemi të dhëna që sugjerojnë se koronavirusi do të sillet në mënyrë më agresive ose jo kur sezoni të ndryshojë”, tha ai.
Në fazat e para të pandemisë së koronavirusit, disa kanë thënë se koha e nxehtë mund ta ngadalësojë përhapjen e tij.
Por, kjo ide është zbehur pasi koronavirusi ka vazhduar të përhapet në hemisferën veriore edhe gjatë pranverës.
Ryan po ashtu tha se mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse mbetet një çështje madhore në nivel global.
“Sistemet shëndetësore në disa vende janë duke luftuar dhe ndodhen nën presion të madh”, tha ai.
Koronavirusi, i cili besohet se e ka origjinën në Kinë, ka prekur mbi 7.2 milionë njerëz në gjithë botën.
Prej tyre, mbi 3.4 milionë janë shëruar dhe mbi 413,000 kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Si mund të ndikojnë tek ju dy referendumet vendimtare të sigurimeve shëndetësore në Zvicër? Çmimi i primeve të sigurimit shëndetësor zviceran është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, duke nxitur...
-
Bujtinat e të rinjve në Zvicër kanë shënuar rekord netqëndrimi në vitin 2023
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale
-
Swisscom gjobitet me 18 milionë CHF
-
Ideja që i bashkon të gjitha partitë politike