Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH: Situata me Covid-19 në nivel botëror është duke u përkeqësuar
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka deklaruar se ndonëse situata pas shpërthimit të koronavirusit në Evropë është përmirësuar, “në nivel botëror është duke u përkeqësuar”.
Në një njoftim për koronavirus më herët gjatë ditës, ai u ka thënë gazetarëve që më shumë se 100,000 raste të infektuara janë raportuar në nëntë nga 10 ditët e fundit, dhe se 75 për qind e rasteve të një dite më parë kanë ardhur nga vetëm 10 shtete – shumica prej tyre nga Amerika dhe Azia Jugore.
Mirëpo pavarësisht tonit të vrazhdë, Tedros ka thënë se OBSH-ja është e inkurajuar nga “shenjat pozitive” në disa shtete.
“Në këto shtete, kërcënimi më i madh vetëkënaqësia”, ka shtuar ai.
“Rezultatet nga studimet, që tregojnë sesa është ekspozuar popullsia ndaj virusit, tregojnë se shumica e personave në botë janë të ndjeshëm ndaj infektimit”.
Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë raportuar në Vuhan, Kinë, në fund të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në gjithë botën me këtë virus janë infektuar mbi 7 milionë persona.
Prej tyre, mbi 3 milionë janë shëruar, derisa mbi 400,000 kanë vdekur, përcjell Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë pritet të përmbyllet më 17 maj. Sipas të dhënave...
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
Jeta në Zvicër
-
Historia e Nemo-s që fitoi Eurovizion-in Nemo Mettler i lindur më 3 gusht 1999 është një reper, këngëtar dhe muzikant zviceran i...
-
Cili qytet në Zvicër ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2025?
-
Shefi i Lufthansa-s: SWISS është “flamurtari” i grupit të linjës ajrore
-
Lajmet që “përmbledhin” të hënën në Zvicër
-
Lucern: Gjykohet shqiptari, ka shitur drogë me vlerë prej 3.5 milionë frangash