Koronavirusi: çast pas çasti

OBSH: Të pasurit duhet duhet t’iu kushtojnë vëmendje të varfërve

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar jazhtëzakonisht shumë tek vendet e varfra andaj shtetet e pasura duhet t’i kushtojnë vëmendje kësaj situate, kështu ka deklaruar i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Covid-19, David Nabarro.

Në njërën anë është sëmundje që është e lidhur me rreziqe serioze të vdekjes dhe në të njëjtën kohë, shtetet e varfra nuk kanë burime, qoftë në aspektin e shërbimeve shëndetësore, apo masave tjera mbrojtëse”, ka thënë ai.

Si rezultat, ka shtuar ai, të ardhurat e njerëzve janë duke u zhdukur brenda natës.

“Është e habitshme shpejtësia e varfërisë me të cilën përballen njerëzit, kur iu kërkohet të ulin aktivitetin ekonomik, në mënyrë që të ndalin përhapjen e virusit”, ka deklaruar ai.

“Kam dëgjuar nga disa komunitete në Azi, ashtu sikur edhe në Afrikë dhe Amerikën Latine, ku është rritur shpejt varfëria ekstreme, dhe supozoj se ne do të shohim që kjo pandemi do të ndikojë në rritje të kequshqyerjes të nivelit që nuk e kemi parë për dekada”, përcjell Albinfo.ch