Lajme
Odat Amerikane të Evropës kërkojnë mbrojtje të ekonomive nga COVID19
Odat Amerikane në Evropë, organizata ombrellë që përfshin 45 Oda Amerikane nga Evropa dhe Euroazia, mbështet plotësisht përpjekjet e qeverive për të trajtuar pandeminë dhe për të zbutur efektet e saj. Mobilizimi i burimeve ka qenë i paprecedentë, ndërsa nevojitet lidership i vazhdueshëm për të adresuar ndikimin e krizës në shoqëri.
Përmes një komunikate për media, Odat Amerikane në Evropë u bëjnë thirrje qeverive të shteteve nikoqire që të përqendrohen në solidaritet, koordinim dhe veprim.
Në komunikatë, ndër të tjera, thueht se duke qenë se të gjithë jemi bashkë në këtë luftë, ndarja e shtuar e burimeve dhe informatave edhe globalisht, por edhe mes vendeve tona, është thelbësore për t’iu përgjigjur pandemisë me sukses. Tash është koha për t’i demonstruar vlerat solidare që ndahen në Evropë, përgjatë Atlantikut dhe pjesës tjetër të komunitetit global.
Qeveritë duhet të forcojnë koordinimin përtej kufijve dhe brenda aleancave për të siguruar një qasje konsistente dhe të harmonizuar karshi krizës, por edhe për të filluar vendosjen e themeleve të rimëkëmbjes ekonomike. Bashkëpunimi në nivel rajonal dhe global është thelbësor, meqë qeveritë bashkojnë nisma për të mbrojtur ekonomitë tona dhe rrjedhimisht edhe mirëqenien e qytetarëve. Ne kemi nevojë për veprim të guximshëm për të siguruar qasjen në mallra dhe shërbime esenciale nga të cilat varemi të gjithë. Në veçanti, lëvizja e mallrave përtej kufijve duhet të jetë e papenguar. Mallrat aq shumë të nevojshme mbështeten në zinxhirët e integruar të furnizimit për prodhim para se të mund të shpërndahen tek individët dhe bizneset. Odat Amerikane në Evropë, që përfaqësojnë interesat e më shumë se 17,000 kompanive amerikane dhe evropiane, e që punësojnë 20 milionë punëtorë dhe me investime në vlerë prej 1.1 trilionë dollarësh në të dyja anët e Atlantikut, mbesin të përkushtuara të bëjnë gjithçka që munden për të mobilizuar kompanitë e tyre anëtare dhe rrjetet për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike. Rrjeti i Odave Amerikane po koordinohet me kolegët në tërë rajonin e Evropës dhe në botë për të prezantuar rekomandimet për një rimëkëmbje të fortë dhe të shëndetshme ekonomike për prosperitetin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve dhe bizneseve tona”, thuhet në komunikatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













