Lajme
OKB: Pandemia ka lënë më shumë se 100 milionë njerëz në varfëri
Shefi i Kombeve të Bashkuara thotë se pandemia ka detyruar më shumë se 100 milionë njerëz të jetojnë në varfëri dhe ka lënë mbi 4 miliardë njerëz me pak ose aspak mbështetje sociale, kujdes shëndetësor ose mbrojtje të të ardhurave.
Të hënën, Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres, i tha në një paneli të Fondit Monetar Ndërkombëtar se mungon solidariteti global dhe njerëzit që jetojnë në vendet ku ka konflikte dhe të varfërit po vuajnë më shumë.
Një pabarazi e tillë, tha Guterres, “po krijon një terren ushqyes për dhunën dhe konfliktin”.
Një çështje kryesore, shtoi shefi i OKB -së, është se ndërsa bota e zhvilluar ka qasje në vaksina dhe është në gjendje të vaksinojë popullsinë, kombet më të varfra ende nuk kanë atë që u nevojitej.
Shefi i OKB-së u bëri thirrje kombeve të mbështesin strategjinë globale të vaksinimit të Organizatës Botërore të Shëndetit kundër COVID-19, e cila synon të vaksinojë 70% të njerëzve në çdo vend deri në vitin 2022.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













