Shqipëria
Operacioni “Lulet e pranverës”, arrestohen 27 persona në Itali e Shqipëri
Prokuroria e Krimeve të Rënda e Policia Shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane kanë publikuar rezultatet e një operacioni ndërkombëtar të trafikut të drogës të koduar ‘Lulet e Pranverës’. Operacioni thanë ata ka qenë i sukseshëm pasi kanë goditur katër grupe kriminale dhe është finalizuar me 27 të arrestuar, 21 prej të cilëve shqiptarë të arrestuar në Shqipëri e Itali.
Në konferencën e organizuar në Tiranë mori pjesë edhe prokurori i Antimafias italiane, De Raho i cili tha se operacioni në Shqipëri është shtrirë në disa qytete, si në Durrës, Vlorë dhe në Lezhë. De Raho tha se shkatërrimi i katër grupeve kriminale është bërë nga një skuadër e përbashkët mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas tij, sasia e drogës që trafikonin këto grupe kriminale me qendër më Lece kishte si denstinacion vendet europiane. ‘Lulet e Pranverës” është operacioni i parë i skuadrës së përbashkët hetimore mes autoriteteve italiane dhe shqiptare.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile














