Kosova
Osmani në Mal të Zi, takohet me Gjukanoviqin dhe Abazoviqin
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të homologut Milo Đukanović ndodhet për vizitë zyrtare në Mal të Zi. Kështu ka bërë të ditur zyra e Presidencës në një njoftim për media, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës në shtetin fqinj, Osmani do të zhvillojë takim me Presidentin Đukanović, ku përveç konfirmimit të marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore, do të diskutohet edhe për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në rajon si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit.
Sipas njoftimit, presidentja gjatë vizitës në Mal të Zi do të takohet edhe me kryeministrin Dritan Abazoviq.
Në agjendën e Osmanit është edhe vizita në komunën e Ulqinit dhe atë të Tuzit.
“Në Ulqin, Presidentja Osmani përveç takimit me kryetarin Omer Bajraktari, do të realizojë takime të ndara me përfaqësuesit e partive shqiptare në Mal të Zi dhe një grup intelektualësh dhe miqsh të Kosovës. Kurse në Komunën e Tuzit, pas takimit me kryetarin Nik Gjeloshaj, do ta vizitojë një nga bizneset e suksesshme të kësaj komune, i cili njëherësh është edhe investimi më i madh nga Kosova”, thuhet tutje në njoftim.
Thank you @predsjednik_cg Đukanović for the friendly welcome in Podgorica today! 🇽🇰🇲🇪 pic.twitter.com/vEV0ndMYEx
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 7, 2023
E-Diaspora
-
Nga pushimet në Kosovë në pranga: Babai dhe vajza nga Franca dyshohen për vrasje në Ferizaj Familja, e cila jeton dhe vepron në Paris të Francës, kishte ardhur për pushime në Kosovë.... -
Diaspora shqiptare në Gjenevë organizon protestë: “Shqipëria nuk është në shitje” -
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35”
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori













