Kosova
Pacolli: Beogradit dhe Vuçiqit po i pengon që koalicioni ynë po kalon pragun
Sot ka vazhduar numërimi i votave të ardhura nga Serbia
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AKR-Nisma-PD, Behgjet Pacolli, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se koalicioni i tij ka 5.05% dhe ka kaluar pragun.
“Skandali me votat e parregullta të serbëve mund t’i kushtojë Kosovës. Nga numërimi i deritanishëm i votave koalicioni Nisma-AKR-PD ka aktualisht 5.05% dhe ka kaluar pragun”, ka thënë Pacolli.
Pastaj ai i ka lënë fajin shtetit serb, të cilët sipas tij, po dëshirojnë që koalicionin e tij të e lënë jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Veprimet e sotme përmes tentimit që votat e parregullta të procedohen e të numërohen është tentim për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Votimi në Serbi nuk lejon që fletëvotime të tilla të dorëzohen në postën e Kosovës nga Zyra e Serbisë në Kosovë përmes orkestrimit nga Beogradi, por duhet të vijnë përmes postës, në KQZ të Kosovës. Në zarfa duhet të ekzistojë vula e origjinës prej ku është dërguar vota. Kjo është një shkelje e ligjit dhe ne do të ndërmarrim hapa ligjorë për të parandaluar shkeljen e procedurave. Beogradit dhe Vuçiçit po i pengon që koalicioni ynë ka kaluar pragun dhe nuk lejojmë me votat e tij të manipuluara dhe ilegale të deformohet vullneti qytetetar”, ka thënë ai.
Ndryshe sot ka vazhduar numërimi i votave të ardhura nga Serbia, e për të cilat ishin dyshuar se kishin helmuar disa vëzhgues. Ende nuk ka filluar numërimi i votave me kusht, të cilat pritet që të kenë një ndikim të madh në hyrjen e koalicionit Nisma-AKR-PD në Kuvendin e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave














