Shqipëria

Paga më të larta për mjekët dhe infermierët në Shqipëri

Një vend të rëndësishëm në buxhetin e vitit 2019 për Shëndetësinë do të zërë edhe rritja e pagave për mjekët dhe infermierët. 

Kryeministri Edi Rama në paraqitjen e projekt-buxhetit 2019 për Shëndetësinë në një takim në Tiranë, theksoi se ky hap ka qenë i domosdoshëm.

“Në kuadër të këtij procesi transformimi të Shëndetësisë, ka qenë e domosdoshme të ndryshojmë në mënyrë domethënënëse kontributin e buxhetit për pagat e mjekëve dhe të infermierëve. Kjo ka ndryshuar në dy drejtime, në drejtim të rritjes së pagës dhe uljes së taksës. Infermierët që deri 5 vjet më parë kishin pagë më të ulët dhe paguanin taksë më të lartë, sot kanë pagë më të lartë dhe paguajën taksë më të ulët”, ka thënë kryeministri Rama.

Janë 18 415 punonjës të Shëndetësisë që do kenë rritje page prej tremujorit të dytë të vitit të ardhshëm prej 7%, shkruan ATSH, përcjellë Albinfo.ch

Rama gjithashtu ka thënë se kur flitet për rritje pagash, ata që nuk kanë shkuar ndonjëherë në spital fillojnë e hedhin baltë për mjekët dhe infermierët. Duke e njohur nga brenda sistemin hyj tek ata që besojnë se, patjetër ka një pjesë të bluzave të bardha që e njollosin pastërtinë e figurës, por pjesa më e madhe e mjekëve dhe infermierëve janë heronj”.

Kryeministri Rama ka theksuar se deri para 5 vjetësh nuk kishte as ilaçe e as çarçafë dhe ato kushte nuk i krijuan as mjekët, infermierët po keqqeverisja. Dhe në ato kushte mjekët dhe infermierët kanë shpëtuar çdo ditë jetë njerëzish