Sport
Panucci: Përgjegjësia është e imja
Christian Panucci nuk mendon për dorëheqje dhe flet për të ardhmen
Shqipëria është mundur 4:0 nga Skocia, duke u turpëruar në Shkodër, dhe përfundoi në vendin e fundit në grup me tri pikë në katër ndeshje.
Trajneri italian Christian Panucci, ka thënë se merr përgjegjësinë e plotë për humbje. “Morëm një gol në rastin e parë dhe më pas mbetëm me 10 lojtarë. U munduam të mbetemi në lojë, por ai episod kur pësuam golin e dytë, bëri që ndeshja të mbyllej. Çdo gjë sot ishte faji im dhe jo i djemve. Gabova zgjedhjet e mia dhe dua të marr të gjitha përgjegjësitë për këtë humbje”, deklaroi Panucci pas ndeshjes për “Supersport”.
Megjithatë, ai nuk mendon dorëheqjen. “Jam i bindur që kemi një skuadër të mirë, por ishin episodet ato që sollën këtë rrjedhë të lojës. Unë besoj te ekipi, besoj te djemtë dhe jam i bindur që kemi shumë mundësi të shkojmë përpara. Lojtarët janë munduar të japin më të mirën dhe nuk kam asgjë me ata. I vetmi që gaboi sot, isha unë, me zgjedhjet e mia të gabuara, që u pasuan me këtë humbje”, theksoi Panucci, përcjell albinfo.ch.
Pas ndeshje foli edhe Mërgim Mavraj, që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22-të.
“Sigurisht që duhet t’i kërkoj ndjesë tifozëve, skuadrës. Nuk ishte qëllimi im të veproja ashtu. Më provokoi pak ai çuni, por nuk i takon një lojtari si unë të veproj ashtu. Pak, nuk ishte faull fare, ai erdhi dhe më provokoi pak. Por, jam penduar. Edhe në këtë situatë, nuk u tregova jo i qetë. U nxitova pak, por kundërshtari më provokoi, më shtyu. As nuk ishte faull. Është një veprim normal të mbrohesh ndaj kundërshtarit. Arbitri më tha që e godite me kokë, dhe nuk është e vërtetë”, deklaroi Mavraj.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














