Bota
Papa Françesku humb durimin: godet në duar gruan e bezdisshme
Siç mund të shihet në xhirim, ai e tërhoqi krahun nga shtrëngimi i gruas dhe madje e goditi disa herë me shuplakë në duar gruan në fjalë
Në përshëndetjen tradicionale të Natës së Vitit të Ri (Shën Silvestrit) në sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, Papa Françesku është përballur me një situatë të pakëndshme. Shumë besimtarë kishin ardhur për të përshëndetur Papën nga afërsia, ndërsa vetë Papa pranonte me mirësi edhe prekjet e tyre në duar, shkruan albinfo.ch.
Por, në mesin e grumbullit ishte edhe një grua, e cila , duke u ndier mbase e pavërejtur nga Papa, e kapi atë fuqishëm nga duart, duke i shkaktuar atij një bezdi të dukshme. Aq të dukshme sa që Papa i urtë u detyrua të tregojë se është vetëm njeri, sikur të gjithë ne, të tjerët, shkruan albinfo.ch. Siç mund të shihet në xhirim, ai e tërhoqi krahun nga shtrëngimi i gruas dhe madje e goditi disa herë me shuplakë në duar gruan në fjalë.
Siç ka shkruar gazeta italiane “Il Messagero”, Papa Françesku ka kërkuar falje për reagimin e tij nervoz. “Nganjëherë ne humbim durimin. Unë po ashtu. Kërkoj falje për shembullin e keq të djeshëm”.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën