Kosova
Pas krerëve të shtetit, Lajçak sot takon liderët opozitarë
Lajçak takohet sot me PDK-në, AAK-në dhe LDK-në
Sot, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë, do të takohet edhe me kryetarët e partive politike në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Lajçak pritet të takohet me kryetarin e PDK-së në orën 10:45, me atë të AAK-së në 11:45, ndërsa do të jetë në LDK në orën 14:45.
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, të enjten gjatë vizitës në Kosovë takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar ankesin e zbatimit të Propozimit evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Lajçak takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e quajti konstruktiv, të rëndësishëm dhe shumë të frytshëm, gjersa në një deklaratë para gazetarëve theksoi se pritshmëritë e tij në takim me të parin e ekzekutivit janë përmbushur sa i përket asaj se si e sheh Kosova zbatimin e planit të Propozimit evropian për Marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Me kryeministrin Kurti patëm një bisedë konstruktive, shumë të rëndësishme dhe të dobishme. Po ashtu u takova me presidenten Osmani, me të cilën pata bisedë dhe do të takohem edhe me krerët e opozitës dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qëllimi kryesor i kësaj vizite është që të marr informacione se si Kosova e sheh zbatimin dhe ky takim ka përmbushur pritjet e mia në këtë kontekst”, ka theksuar Lajçak.
Lajçak tha se në rast se të dyja palët pajtohen, më 18 mars pritet të nënshkruhet marrëveshja.
I dërguari i BE-së në një intervistë për “Context” në ATV ka folur edhe për çështjen e Asociacionit.
Ai tha se kryeministrit Kurti i ka dhënë 15 modele evropiane për Asociacionin, të cilat modele nuk kanë çuar në mosfunksionim te shtetet.
Lajçak tha se është koha për të ndryshuar narrativën nga Kurti dhe se në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë Asociacioni, të shihet si mundësi për të përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet Qeverisë dhe serbëve të Kosovës.
“Unë e kuptoj se kjo është një çështje e ndjeshme, në Kosovë për zotin Kurti. Por është koha ta ndryshojmë narrativën. Dhe në vend se të thuhet se çka nuk duhet të jetë asociacioni, të shihet si mundësi për të forcuar dhe përmirësuar cilësinë në komunikim ndërmjet qeverisë në Prishtinë dhe serbëve të Kosovës, dhe po ashtu të ketë transparencë në marrëdhëniet ndërmjet serbëve të Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me normat ekzistuese, standardet dhe modelet evropiane.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Si rriten pagat në Zvicër me moshën? Ndërsa pagat zvicerane rriten me moshën, ky trend ndryshon ndjeshëm nga një sektor në tjetrin, zbulon... -
Zvicra importon një numër rekord organesh -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Qeveria zvicerane shqyrton taksën për imigracionin -
Cilat janë pesë rreziqet që i kanosen Zvicrës, sipas qeverisë?













