Kosova
Pas nëntë vjetësh vonesë, në tetor do të hapet aeroporti i ri i Berlinit
Pavarësisht mungesës së pasagjerëve për shkak të pandemisë me koronavirus, Aeroporti i ri i Berlinit më në fund ka marrë leje për funksionim nga 31 tetori.
Aeroporti ndërkombëtar, Berlin-Brandenburg, ishte planifikuar të hapej në mars të vitit 2011, mirëpo skandalet kanë shtyrë hapjen e tij për pothuajse një dekadë.
Autoritetet ndërtimore kanë dhënë dritën e gjelbër pas 14 vjetëve, prej kur kanë nisur punimet.
Ky aeroport do të zëvendësojë aeroportet e vjetra të kryeqytetit gjerman, Tegel dhe Schönefeld.
Berlin-Brandenburg, i njohur edhe ai Aeroporti Willy Brandt, sipas emrit të ish-kancelarit të Gjermanisë Perëndimore dikur, nuk ishte planifikuar që të bëhej gati për verë.
Ndërtimet e këtij aeroporti patën nisur më 2006, mirëpo përgjatë punës autoritetet janë përballur me një varg problemesh, pasi një kompani për planifkim të ndërtimit ka bankrotuar si dhe ka pasur një varg problemesh të tjera, pa harruar edhe ato me dyer të zjarrit dhe kosto publike, shkruan Rel, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova

Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik
- Marrëveshja në parim VV-LDK vihet në pikëpyetje, Abdixhiku pezullon negociatat pas nismës për shkarkimin e tij
- Kosova ndalon hyrjen e ministres serbe Snezhana Paunoviq pas deklaratave për spastrim etnik
- Oda Amerikane institucioneve të reja në Kosovë: Ta kenë prioritet qasjen në infrastrukturën e gazit amerikan
E-Diaspora
-
Avni Orllati sjell në Kosovë përvojën e Zvicrës me parkun solar 105 MW në Kramovik Investitori nga Zvicra, Avni Orllati, ka nisur realizimin e një prej projekteve më të rëndësishme në... -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
19-vjeçari vritet me thikë në Itali, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre edhe një shqiptar -
Pas vrasjes tragjike në Suedi, nesër varroset 20-vjeçari në Kosovë -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Shkatërrohet një rrjet i madh i trafikut të armëve mes Zvicrës dhe Francës Një rrjet i madh i trafikut të armëve, që siguronte furnizime nga Zvicra dhe i shpërndante... -
Gjysma e parë e korrikut thyen rekordet e temperaturave në Zvicër -
Këshilltarët federalë shpërndahen në mbarë Zvicrën për Festën Kombëtare të 1 Gushtit -
Zvicra e ndarë për kufizimin e blerjeve të pronave nga të huajt -
Pagesa të tepërta të pensioneve jashtë vendit, zviceranët kërkojnë kontrolle më të rrepta












