Lajme
Pasuria e Jeff Bezos shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh brenda një dite
Pasuria e pronarit të kompanisë Amazon, Jeff Bezos, brenda një dite shënoi rritje prej 13 miliardë dollarësh.
Kjo ndodhi pasi të hënën vlera e aksioneve të kompanisë së tij regjistroi ngritje 7.9 për qind, raporton revista Bloomberg.
Kjo është rritja më e madhe e pasurisë brenda një dite që nga viti 2012, kur kjo revistë filloi të raportojë për shifrat e pasurisë së miliarderëve.
Bezos, 56 vjeç, është njeriu më i pasur në botë me 189 miliardë dollarë.
Që nga fillimi i këtij viti pasuria e tij është shtuar për 74 miliardë dollarë, pavarësisht faktit që Shtetet e Bashkuara shënuan krizën më të madhe ekonomike – të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit – që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.
Gjatë kohës së pandemisë, shitjet online përmes kompanisë Amazon shënuan rritje.
Pasuria personale e Bezos është më e madhe sesa vlera e tregut e gjigandëve si Exxon Mobil Corp., Nike Inc., McDonald’s Corp. dhe korporatat e tjera.
Pasuria e ish-gruas së Bezos, Mackenzie, u rrit ndjeshëm të hënën – me 4.6 miliardë dollarë, duke u bërë personi i 13-të më i pasur në botë./Rel
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës Mërgata në Stuttgart i drejtohet kutive të votimit... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













