Kosova

Pasuria e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e atyre që kanë pozita në institucionet e Kosovës.

Deputeti dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se në pasurinë e paluajtshme posedon një banesë në emër të gruas së tij e cila kap vlerën e 400 mijë eurove.

Bankesa sipas deklarimit gjendet në Oslo të Norvegjisë.

Sipas deklarimit, për të njëtën banesë, bashkëshortja e Albin Kurtit ka marrë kredi në vlerë prej 270 mijë eurove.

Kreu i LVV-së, ka deklaruar se të hyrat vjetore të tij janë 19 mijë e 189 euro të cilat i merr nga pozita e tij në Kuvendin e Kosovës, ndërsa të hyrat vjetore të gruas së tij janë 42 mijë e 240 euro.