Kosova
PDK propozon datën 9 qershor për zgjedhje të parakohshme
Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e ka propozuar 9 qershorin si datë për zgjedhje të parakohshme.
Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti, Abelard Tahiri, në seancën e sotme, ku u diskutua për tenderët njëburimorë dhe u kërkua themelimi i komisionit hetimor lidhur me këtë çështje, ka thënë se tashmë e kanë datën e zgjedhjeve, teksa u shpreh se pushteti nuk ka guxim ta shpërndajë Kuvendin, transmeton albinfo.ch.
“PDK tashmë e ka propozuar një datë për zgjedhje dhe ajo është 9 qershor, por marrë parasysh josinqeritetin e këtyre dhe frikën për të shkuar, ne e dimë që ajo ka qenë vetëm një lojë fjalësh, sepse këta nuk guxojnë ta shpërndajnë Kuvendin më 9 qershor. Nuk mundet me kaq lehtësi dhe me këtë sportivitet kaq të madh të anashkalohet votimi i një komisioni hetimor”, ka thënë ai.
Në anën tjetër, Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se komisioni hetimor duhet të themelohet, ndërsa ka folur për qëndrimin e këtij subjekti në lidhje me zgjedhjet.
“Atë që mund të them në emër të LDK-së, ne kemi filluar me u dashuruar në postulatin hajnat në burg, por jo hajnat në zgjedhje. Ne po duam hajnat vërtet të përfundojnë në burg. Me sa po e shohim, VV-ja po do me shku me postulatin hajnat në zgjedhje, sepse po i duhen paratë për të bërë fushatë edhe një herë. Ne insistojmë në themelimin e komisionin hetimor”, është shprehur ai.
Ndryshe, diskutimi për zgjedhjet ka nisur pasi shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka refuzuar t’i paraqesë në Kuvend pesë emrat e grupit të saj për komisionin hetimor.
“Shumë lart e vlerësojmë ofertën për pesë anëtarë, ne frikësohemi se komisioni po i shtyn zgjedhjet e shumëkërkuara nga opozita dhe nuk po dimë a janë më me prioritet komisionet apo zgjedhjet. Derisa ta marrin vendimin dhe derisa të jemi të bindur se këta vërtet po kërkojnë zgjedhje, ne nuk i kemi këta 5 emra”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Në Gjenevë, do të mbahet manifestimi “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë” Shënimi i 30 gushtit, Ditës Botërore të të Zhdukurve me Dhunë synon t'u bëjë homazh të... -
Të shtëna në Podujevë, plagosen katër persona, mes tyre edhe mërgimtarë nga Gjermania -
Dy nga të plagosurit sot në këtë qytet të Kosovës dyshohet se janë mërgimtarë -
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qendrat e konsumit të drogës mbeten shtyllë e rëndësishme e politikës antidrogë Qendrat e konsumit të drogës në Zvicër, të cilat kanë nisur funksionimin rreth 40 vite më... -
Fillon puna për projektin hekurudhor miliardësh midis Cyrihut dhe Winterthurit -
Përballë Algjerisë, Zvicra kërkon të bëjë histori -
Zvicër: Referendum për më pak mish dhe më shumë ushqim vendas -
Shefi i Armatës viziton trupat zvicerane në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë











