Lajme
Për dy dekada 100 mijë shqiptarë më shumë në Maqedoni
Deri në vitin 2030 numri i maqedonasve do të pakësohet për 103.660 banorë, ndërsa shqiptarët do të shtohen për rreth 100 mijë banorë
Për dy dekadat e ardhshme në Maqedoni do të ketë zvogëlim të konsiderueshëm të numrit të popullsisë maqedonase, ndërsa do të ketë rritje të popullsisë shqiptare.
Kjo bëhet e ditur në një analizë të publikuar “Trendet natyrore të popullsisë në 2010”, të përgatitur nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), transmeton INA.
Sipas kësaj analize, deri në vitin 2030 numri i maqedonasve do të pakësohet për 103.660 banorë, ndërsa shqiptarët do të shtohen për rreth 100 mijë banorë.
Trende të shtimit të popullsisë do të ketë edhe tek komuniteti minoritar turk për 12.600 banorë, ndërsa romët për rreth 27 mijë banorë.
ESHS vlerëson se shqiptarët si komunitet kanë rritje të jashtëzakonshme brenda kësaj periudhe dhe ajo do të vijoj.
Analiza e publikuar shprehë shqetësime lidhur me trendet e uljes së numrit të popullsisë maqedonase, sidomos në zonat Prilep, Manastir, Shkup, Tetovë, Veles, Gostivar, Ohër, Kumanovë, etj.
Profesorët universitar për demografi vlerësojnë se ky trend i pakësimit të popullsisë ndodhë për shkak se shteti nuk ka politikë për zhvillimin e popullsisë.
Në një hulumtim tjetër të publikuar ditë më parë nga Byroja Ndërkombëtare për Popullsi thuhet se popullsia në Maqedoni për katër dekada do të zvogëlohet për 9 për qind.
E-Diaspora
-
Urimi i LAPSH “Naim Frashëri” për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit Vaxhid Sejdiu, bashkëkryetar i LAPSH “Naim Frashëri” – Zvicër uron për 7 Marsin, Ditën e Mësuesit... -
Gjenevë: U debatua për integrimin e gruas shqiptare në Zvicër dhe u prezantua nisma “Zëri i Gruas LIRA” -
Hoxha për 7 Marsin: Mësuesit ndërtojnë urën mes diasporës dhe Shqipërisë -
Ida Jashari dhe përkushtimi për ruajtjen e gjuhës shqipe tek fëmijët në Zvicër -
Dita e Inxhinierëve në EPFL bashkon studentët shqiptarë dhe profesionistët në Lozanë
Jeta në Zvicër
-
Sot voton Zvicra Votuesit zviceranë do të japin mendimin e tyre për katër çështje të mëdha që do të... -
Mijëra pjesëmarrës në grevën feministe në Lozanë dhe në Cyrih -
Ylfete Fanaj hapi zyrtarisht stacionin e policisë në Ebikon -
Asnjë fluturim special: Ndalohen fluturimet e reja zvicerane nga Omani -
Pse kartëmonedhat zvicerane ndryshojnë kaq shpesh














