Kosova
Përfaqësuesi i PDK-së në KQZ kërcënon Kurtin, i thotë se e “pret fati i Gadafit”
Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në vendin tonë, aktori dhe regjisori i njohur kosovar, Ard Islami, ka publikuar një mesazh kërcënues që i ka ardhur në adresë të tij.
Përmes një postimi në Facebook, Islami shkroi: “D.m.th. që në ditën e parë! Urime Kosovë!”
Mesazhi të cilin e ka publikuar Islami përmban kërcënim të rëndë ndaj tij dhe përkrahësve të PDK-së, duke u thënë: “Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së”.
“Mbaje në mend Ard Islami. Kemi me iu vjerrë në shesh juve edhe krejt bashkëpunëtorët e PDK-së. Ka ardhë koha jonë edhe krejt këto punë që i bëni, ne kemi me ra, dhe ju do të ndaleni. Edhe atë serialin që e keni promovuar Kadri Veselin edhe krejt punët që i bëni ju. Tash është koha jonë!”, pretendon Ard Islami t’i ketë shkruar dikush, raporton Koha.net, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa sot, rreth 1 orë më parë, përfaqësuesi i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka komentuar kërcënimin ndaj Ard Islamit.
Në reagimin e tij, Gashi pretendon se kërcënimi ka ardhur nga ndonjë përkrahës i Vetëvendosjes dhe me këtë rast kërcënon, duke thënë se Albin Kurti “për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton”.
“Albin, lidhi qentë endacakë! Se për 6 muaj fatin e Gadafit e përjeton! Duhet të jesh kriminel i lindur që të kërcënosh në këtë formë akoma pa marrë pushtet!”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Gaddafi, i cili ka qeverisur Libinë prej vitit 1969, u rrëzua nga pushteti pas protestave që nisën në vend në muajin shkurt. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës kërkoi arrestimin e tij, nën akuzën për krime kundër njerëzimit, të kryer ndaj popullsisë libiane.
Por Muammar Gaddafi, u kap dhe u vra më 20 tetor 2011.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave
















