CH-Ballkani

Përherë të parë që pas LDB ushtria gjermane jep urdhër për zjarr në Tiranë

Ushtria gjermane qëllon në ajër, por nuk arrin të neutralizojë sulmuesit dhe shfrytëzuesit. Në këto momente Glavatz jep urdhërin e parë gjerman prej pas Luftës së Dytë Botërore: “Mund të kundërpërgjigjeni me zjarr.”

Ushtarët e Gjermanisë evakuuan personelin e ngujuar në ambasadën gjermane dhe 21 shtetasit gjermanë nga Shqipëria në 14 mars 1997, në kohën kur Shqipëria ndodhej përballë luftës qytetare. Operacioni llogaritet si beteja e parë e trupave gjermane pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan faqja zyrtare e armatës gjermane bundeswehr.de.

Me rënien e Bllokut të shteteve komuniste shumë sosh u përballën me rebelime qytetare ku Shqipëria për pak sa nuk kaloi në Luftë të përgjithshme qytetare si pasojë e skemave piramidale. Rebelimi i vitit 1997 i njohur ndryshe edhe si Kriza piramidale apo Anarkia në Shqipëri ishte një lëvizje antiqeveritare që filloi më 24 janar në Lushnjë dhe përfundoi më 24 korrik 1997, pas dorëheqjes së Sali Berishës si President i vendit. Shkaku i rebelimit ishte falimentimi i skemave piramidale, të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë $ kursime të shqiptarëve (SHP: Fitim Dika). Opozita arriti të përfitonte nga situata e rëndë dhe i kanalizoi protestat në rrugë politike duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Presidentit Berisha. Paaftësia dhe dezertimi në radhët e ushtrisë bëri që vendi te binte në duart e Komiteteve të Shpëtimit Publik dhe bandave të armatosura, e sidomos pjesa jugore. Qendra absolute e rebelimit ishte Vlora.

Vendosje e gjendjes së jashtëzakonshme në 2 mars nuk solli qetësimin e situatës, ku depot e ushtrisë ishin plaçkitur nga banda të ndryshme. Në atë kohë Sali Berisha vendos Bashkim Finon si kryeministër, i hap rrugë qeverisë teknike dhe caktohet data e zgjedhjeve të ardhshme. Por kjo tentativë ishte e vonshme dhe vendi po zhytej gjithmonë e më tepër në anarki.

Zhvendosja e shtetasve gjermanë

Në këtë gjendje të rrezikshme shtetasit gjermanë të ndodhur në Shqipëri, kërkojnë të largohen nga vendi. Por aeroporti i Tiranës nuk ishte i disponueshëm për fluturime, ndërsa udhëtimi me veturë ishte tepër i rrezikshëm. Civilët gjermane dhe pjesëtarë të kombeve tjera, të cilët kërkuan strehim në ambasadën gjermane, ishin të ngujuar.

Mbeti mundësia e tërheqjes së tyre përmes ajrit dhe kancelari i atëhershëm gjerman Helmut Kohl duhet të merrte vendim të shpejtë. Vendimi për evakuimin e personave të ndodhur në ambasadën gjermane erdhi në paraditen e 13 marsit me miratimin e kancelarit Kohl, ministrit të jashtëm Klaus Kinkel dhe ministrit të brendshëm Volker Rühe.

Kur e kujton ngjarjen, Schäuble thotë: „Përgjegjësia politike për ndërhyrje ushtarake është dhënë në rrethana unike të qeverisë gjermane, që informacioni paraprak të ishte i arritshëm në kohë.”

„Në Tiranë sundon kaosi“

Në fillim të vitit 1997 u vendosën trupa paqerejtëse gjermane në veriperëndim të Sarajevës,Rajlovac në kuadër të kontigjentit të trupave paqësore të SFOR (Stabilisation Force).

Shefi i shtabit Henning Glavatz mori urdhër në mbrëmje të 13 marsit, për operacionin e shpëtimit. Ai aktivizoi 89 trupa ushtarake me gjashtë helikopterë transportues CH-53, të gjitha me njësi ushtarake të armatosura deng. 100’000 dollarë ishin ofruar për shpenzimet e operacionit.

Në 14 mars, 7.30 helikopterët u nisën nga Rajlovac dhe ndaluan në aeroportin kroat të Dubrovnikut ku pritnin instrukcione të reja. Ata morrën këtë informacion: “Nuk kemi situatë të qartë mbi Tiranën. Atje sundon kaosi total, gjithkund ka gjuajtje. Fluturoni, shikoni, nëse ndokush shfaqet i rrezikshëm, anulojeni.”

„Nuk ka tërheqje“

Nga Dubrovniku fluturuan në Podgoricë ku u bë ndalesa për mbushjen me karburantë, por këtu shfaqet problemi i parë se pompat e benzinës ishin aq të vjetra, sa ishin pjesë nga Lufta e Dytë Botërore.

Pak përpara se të niste operacioni marrin informacion se ambasada e SHBA në Tiranë nuk do ishte në dispozicion për ta ndihmuar me marinsa dhe operacioni mund të merrte përkrahje alternative nga aeroporti ushtarak në Labrak. Pra personat e ngujuar në ambasadën e Gjermanisë mund të transportoheshin aty për një kohë të shkurtër.

Rreth orës 15.00 helikopterët u nisën drejt Tiranës, ku rreth çerek ore më vonë marrin raportin se helikopterët amerikanë ishin sulmuar dhe SHBA kishte bllokuar hëpërhë evakuimet. Atëherë kishte dyshime për vijimin e operacionit. Glavatz vendos: “S’ka ndryshime, gjithshka siç ishte parashikuar. Ne nuk tërhiqemi.”

Dhunë në tokë

Në kohën kur u afruan në Tiranë, njëri helikopter qëndron në fluturim, ndërsa pesë tjerë ulen në tokë.

Në atë kohë njoftohet ambasada për tu përgatitur dhe për të hipur në helikopterë ndërsa ky rast shfrytëzohet nga disa shqiptarë që dëshironin paleje të futeshin në helikopter dhe disa të tjerë që filluan të gjuajnë me armë zjarri. Ushtria gjermane qëllon në ajër, por nuk arrin të neutralizojë sulmuesit dhe shfrytëzuesit. Në këto momente Glavatz jep urdhërin e parë gjerman prej pas Luftës së Dytë Botërore: “Mund të kundërpërgjigjeni me zjarr.”

98 persona të evakuuar

Evakuimi zgjati rreth gjysmë ore, ndërsa asnjë ushtar nuk mori lëndime. Në 16.09 fluturoi helikopteri i fundit në drejtim të Podgoricës dhe më pas drejt Köln/Bonn, ku arritën rreth mbrëmjes. Shqiptarët të cilët arritën suksesshëm të hipin në helikopterët gjermanë u dërguan prapa në kufi. Nga ky akcion u evakuuan 98 persona nga 22 kombe të ndryshme, mes tyre 21 gjermanë. Në 20 mars Bundestagu gjerman dha pëlqimin formal mbi operacionin.