Kosova
Përshtypjet e para për Kosovën nga ambasadori i Zvicrës
Jürg Sprecher, ambasadori i sapoemëruar i Zvicrës në Kosovë, për platformën mediale Albinfo.ch ka treguar përshtypjet e tij të para për Kosovën.
“Fillimi im në Prishtinë ka qenë i shkëlqyer. Më 2 nëntor i dorëzova Presidentes letrat kredenciale. Këshilli Federal me këtë shkresë formale shpall ambasadorët pranë qeverisë tjetër përkatëse, tregon ai.
“Fakti që jemi pritur kaq shpejt nga Presidentja Osmani – më pak se 24 orë pas mbërritjes sonë – tregon se sa shumë vlerësohet Zvicra këtu në Kosovë dhe sa të ngushta janë marrëdhëniet tona. Që atëherë, unë tashmë pata mundësinë të njoh pak Kosovën dhe njerëzit e saj dhe më duhet të them: këtu ka një atmosferë të veçantë që më pëlqen shumë. Gjithashtu mezi pres të punoj me ekipin fantastik që kemi në Ambasadën Zvicerane”, shprehet Sprecher.
E-Diaspora
-
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” Piktorja shqiptare u prezantua me veprën “Roses Abstract” në një ekspozitë të organizuar në kuadër të... -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest -
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













