Kosova
Pesëshja e diplomatëve perëndimorë arrin në Qeveri
Bëhet e ditur se pesë diplomatët perëndimorë kanë arritur në Qeverinë e Kosovës për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell albinfo.ch.
Takimi ishte i paraparë të mbahet në orën 10:00, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të premten.
Pesëshja diplomatike përbëhet nga emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, zëvendës ndihmës sekretari i ShBA-së, Gabriel Escobar, bashkë me këshilltarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Telegrafi merr vesh se emisarët për dialogun Kosovë-Serbi pritet të sjellin draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përgatitur prej tyre.
“Bazë e këtij drafti është edhe Pakoja e Ahtisaarit”, tha ky burim.
Siç shkruan Telegrafi, kjo përputhet me një bisedë që përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka pasur gjatë shtatorit me disa ministra të punëve të jashtme (përfshirë te Shqipërisë dhe Maqedonisë) në Santander të Spanjës.
E Kurti të premten ka deklaruar se nuk mund të ketë normalizim të raporteve me Serbinë, pa pasur siguri në Kosovë.
Këto komente ai i ka bërë gjatë një ngjarjeje në Shtime, pasi është pyetur se çfarë pritet të kërkohet nga Kosova gjatë vizitës së pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni















