Kosova
Kosova, pjesë e Kampionatit Botëror të Lëvrimit
Në këtë kampionat janë 27 shtete pjesëmarrëse
Republika e Kosovës do të marrë pjesë në edicionin e 66-të të Kampionatit Botëror të Lëvrimit në mesin e 27 shteteve pjesëmarrëse, i cili këtë vit do të mbahet në Baudette, Minnesota, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me datën 30 dhe 31 gusht.
Anëtarësimi i Kosovës në Organizatën Botërore të Lëvrimit, i bërë para nëntë vjetëve, u ka krijuar mundësinë lëvruesve kosovarë që të konkurrojnë me shtetet më të mëdha të botës, të cilat kanë përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, përcjell albinfo.ch.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila mbështet përfaqësimin e lavërtarëve në këtë kampionat, tregon se pjesëmarrja e përfaqësueses kosovare në këtë kampionat, përveç epitetit garues, ka për qëllime dhe promovimin e fuqishëm të shtetit të Kosovës, shkëmbimin e praktikave më të mira të lëvrimit, përmirësimin dhe shfrytëzimin racional të tokës, duke u bazuar në rregulloren e Organizatës Botërore të Lëvrimit, dhe aplikimin e rregullave të Organizatës Botërore të Lëvrimit (WPO).
Bekim Hoxha, udhëheqës i delegacionit kosovar, njëherësh edhe anëtar i Bordit të Organizatës Botërore të Lëvruesve (World Ploughingh Organization – WPO), tha se garuesit kosovarë gjatë viteve të kaluara kanë arritur të tregojnë rezultate pozitive në këtë disiplinë dhe kjo ka bërë që Kosova të tërheqë vëmendjen e shumë medieve botërore që po mbulojnë këtë ngjarje. “Kampionati Botëror i Lëvrimit ka një traditë 66-vjeçare, ku shumica e shteteve tregojnë shkathtësitë e tyre në fushën e lëvrimit. Në mesin e këtyre shteteve, tashmë edhe Kosova ka shtatë vjet që merr pjesë në këtë kampionat, me ç’rast lavërtarët kosovarë kanë arritur të tregohen mjaft të suksesshëm”, ka thënë Hoxha.
Në Kampionatin Botëror të lëvrimit, për shkak të buxhetit të limituar, Kosova këtë herë përfaqësohet me një garues të vetëm, i cili është Lulzim Shehu dhe atë në disiplinën me plug konvencional, i mbështetur nga trajneri Afrim Sharku, si dhe Kryetari i Organizatës së Lëvruesve të Kosovës, Alban Rama.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes















