CH-Ballkani

Policia shqiptare ia shpëton jetën turistit italian

Policia kufitare e Vlorës ia shpëton jetën pushuesit italian, duke i ardhur në ndihmë bashkë me forcat “Delta”.

Falë transportimit të shpejtë për në spital, me mjetin lundrues të forcave “Delta”, turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shënvasil, se kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.

Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë mjeti lundrues i forcave “Delta” që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me autoambulancën e spitalit të Vlorës.

Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, transmetojnë mediat shqiptare.