Lajme
Polonia ndërton mur për të parandaluar hyrjen e refugjatëve në BE
Ndërtimi i murit me vlerë 402 milionë dollarë do të nisë menjëherë pas aprovimit
Ligjvënësit në Poloni miratuan ndërtimin e shpejtë të murit në kufi me Bjellorusinë, me qëllim ndalimin e fluksit të emigrantëve.
Tani, plani i propozuar nga qeveria e qendrës së djathtë duhet të miratohet nga presidenti Andrzej Duda, një aleat i qeverisë.
Polonia dhe vendet e tjera të BE-së akuzojnë regjimin bjellorus të presidentit Alexader Lukashenko se po inkurajon dhe ndihmon emigrantët nga Lindja e Mesme dhe Afrika që të tentojnë hyrjen në BE përmes kufijve të saj, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Sipas Brukselit, qeveria në Minsk po përpiqet të destabilizojë të tërë bllokun në shenjë hakmarrjeje për sanksionet e Perëndimit.
Disa emigrantë, kryesisht nga Iraku dhe Siria, kanë vdekur si pasojë e lodhjes në afërsi të kufirit polak, pasi përshkuan mbi 400 km nëpër pyje, moçale dhe lumin Bug.
Polonia ka ndërtuar një gardh me tela me gjemba dhe ka dërguar disa mijëra trupa të gardës, ushtrisë dhe policisë, por masat nuk e kanë ndalur dot fluksin e emigrantëve.
Rojat kufitare kanë kthyer mbrapsht emigrantët, përfshirë disa familje me fëmijë dhe një ligj i ri polak legalizon këtë veprim.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













