Kosova
Presidentja e Kosovës takoi një grup të shoqatave të komunitetit shqiptar në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në New York, ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, është takuar me një grup të organizatave të komunitetit shqiptar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Presheva, Medvegja, Bujanovci dhe Mali i Zi, të cilat veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Republikës së Kosovës, takimi me mërgatën shqiptare është dëshmi e lidhjeve të forta dhe të qëndrueshme ndërmjet popullit të Kosovës, si dhe komunitetit shqiptar në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
“Ju jeni forca shtytëse e shumë proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova. Liria dhe shteti ynë, janë rezultat edhe i angazhimit të vazhdueshëm të mërgatës sonë këtu, ndaj faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe po bëni. Na duhet edhe më tej angazhimi juaj. Kosova ka nevojë për mbështetjen tuaj dhe të SHBA-së. E di që nuk hezitoni, ndaj presim që bashkërisht, pa dallim të angazhohemi që ta fuqizojmë shtetin tonë, krahas mbështetjes dhe koordinimit me aleatët tanë”, ka thënë ajo në takim.
Ndër të tjera, u bë e ditur se ajo ka theksuar nevojën e ruajtjes dhe promovimit të kulturës dhe trashëgimisë në Shtetet e Bashkuara.
“Në bashkëbisedim me mërgatën, Presidentja Osmani tha se Kosova pret mbështetjen e tyre edhe në fushën e investimeve. Sipas Presidentes Osmani, në Kosovë tashmë është krijuar një klimë e përshtatshme për investime, ndaj investimet nga mërgata janë të mirëseardhura”, u tha në njoftim.
E-Diaspora
-
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali Adile Jashari u vlerësua me çmimin “Ricerca Stilistica”, ndërsa pesë studente të UBT-së prezantuan krijimet e... -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat -
Ulje emergjente në Prishtinë, avioni i EasyJet dyshohet se u godit nga një shqiponjë -
Istogu hap oborret e shkollave për parking falas për mërgimtarët
Jeta në Zvicër
-
Një stuhi e fortë goditi Cyrihun dhe pjesë të tjera të Zvicrës Reshjet e dendura të shiut shkaktuan probleme në rrugë dhe hekurudha në Zvicrën Qendrore të martën... -
Rrëshqitja e dheut “varros” rrugën: 18 persona transportohen me helikopter -
Vala e të nxehtit në qershor ishte e rrallë edhe për klimën e sotme -
Nis referendumi kundër zbehjes së pagës minimale në Zvicër -
Zvicër: Kërkohen më shumë vende për studentë të mjekësisë











