Shqipëria
Prestigjiozja angleze e vlerëson Tiranën si qytetin kozmopolit të Ballkanit
Gazeta prestigjioze “The Guardian” ja ka kushtuar një artikull të detajuar ndryshimit të kryeqytetit të Shqipërisë duke thurur lëvdata edhe për punën e kryetarit, Erion Veliaj.
Kjo gazetë e ka vlerësuar Tiranën si qytetin kozmopolit të Ballkanit. “Ndërsa emigrimi mbetet i lartë, Tirana është e mbushur me të rinj që janë kthyer, pasi kanë kaluar vite duke punuar dhe studiuar jashtë vendit.
Vetë Veliaj u largua nga Shqipëria 20 vjet më parë për të studiuar në SHBA, duke u kthyer në Tiranë përfundimisht në vitin 2002.
Tani ai gjen qëllim në tranzitimin nga qyteti i shkuar kaotik drejt të ardhmes “nëpërmjet një dizenjimi urban ekzemplar”, shkruan ndër të tjera në këtë artikull.
Kreu i Tiranës ka folur për vështirësitë që ka hasur në rritjen e qytetit. Nëse plani i Boerit në Tiranë duket i madhërishëm dhe shpesh i paqartë, Veliaj këmbëngul se do të shërbejë për një qëllim praktik.
“Ne nuk mund ta përballojmë shtrirjen urbane sepse nuk mund të përballojmë një metro, e cila kushton 300 milionë euro për kilometër. Unë dhe ekipi im e bëmë zgjedhjen tonë ditën kur morëm atë fluturim për në shtëpi: ta modernizojmë këtë vend me çdo kusht”, thekson Veliaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden, në një aktivitet ku morën... -
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas
Jeta në Zvicër
-
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër Nga 1 korriku 2026 hyjnë në fuqi një sërë ndryshimesh në Zvicër. Ato prekin transportin rrugor,... -
Modeli i ri Audi RS5 është prezantuar zyrtarisht në AMAG Baden -
Shqiptari i dënuar për dhunim, bën për vete dy police zvicerane -
Vaud ndan 15 milionë franga për parandalimin e zjarreve pas tragjedisë në Crans-Montana -
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë













